Site icon PORTALB

Versioni 43 i Firefox sjell variantin 64Bit të shfletuesit në Windows

Mozilla Firefox

Mozilla Firefox

Ditën e djeshme Mozilla publikoi një version të ri të shfletuesit Firefox për Windows, Linux , Mac dhe Android e risia është: një variant 64Bit për Windows më në fund.

Firefox 43 mund të shkarkohet që në këtë moment nga Firefox.com ndërsa përdoruesit aktualë duhet të kenë marrë përditësimin tashmë. Në Android përditësimi do të vonojë paksa si gjithmonë.

Çfarë ka të re?

Sigurisht me versionin 43, disponueshmëria e një varianti 64Bit të shfletuesit ka një rëndësi të veçantë. Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Aplikacionet e mëdha funksionojnë më mirë, ekzekutim më i shpejtë i komandave dhe siguri e shtuar.

Ju duhet ta dini se një shfletuesi 32bit mund të adresojë vetëm 4GB memorje dhe ndërsa kjo mund të jetë surprizuese, ky limit kufizon edhe performancën e shfletuesit kryesisht në lojëra online. Mozilla e kishte premtuar variantin 64Bit që në muajin Nëntor duke thënë “së shpejti” por fondacioni gjithnjë ka pasur probleme me premtimet.

Por përveç kësaj risie, Firefox 43 sjell një funksionalitet të ri quajtur “blocklist” ku përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë aksesin në disa uebfaqe të caktuara. Mbrojtja nga gjurmimi gjithashtu është pjesë edhe e modalitetit privat.

Në Android, Firefox 43 nuk sjell ndonjë ndryshim madhor me përjashtim të indikatorëve audio të cilët janë pjesë e versionit desktop të shfletuesit aktualisht. E thënë ndryshe përdoruesit kanë mundësi të shohin se cilat dritare po luajnë tinguj dhe ti ndalojnë ato.

Versioni i radhës, Firefox 44, do të mbërrijë pas gjashtë javësh që i bie të jetë fundi i Janarit.

Exit mobile version