Site icon PORTALB

Marrëveshja e Përzhinos, nesër vazhdojnë bisedimet për mediat

Media

Media

Do të rikthehet nesër çështja e mediave në kuadër të bisedimeve mes grupeve punuese në Klubin e deputetëve, raporton Portalb.

Lajmin për redaksinë tonë e kanë vërtetuar edhe nga zyra e lehtësuesit Piter Vanhojte.

Çështja e mediave, pas zgjidhjes së çështjes së KSHZ-së, është puna e fundit që duhet zgjidhur sipas Marrëveshjes së Përzhinos, para se të jap dorëheqje kryeministri aktual Nikolla Gruevski.

Për shkak refuzimit të organizatave të gazetarëve të jenë pjesë e bisedimeve, këto të fundit para Klubit të deputetëve muajin e kaluar (26 nëntor) mbajtën protestë, por kërkesat që edhe ata të bëhen pjesë e bisedimeve në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos nuk u përfillën./Portalb

Exit mobile version