Site icon PORTALB

Atë që gjyshja e ka ëndërruar

[PThP e paralajmëroi Çavkovin se zbulon detaje që janë fshehtësi në procedurën parahetimore]

Ndonjëherë kur dëshirojmë ta kritikojmë punën e ndonjë organi shtetëror, pa dëshiruar e lavdërojmë – pa meritë, punën e ndonjë organi tjetër, dhe e kundërta. E ndonjëherë, lajmit me të cilin bëjmë relacion ndërmjet dy organeve, mund t’i shtojmë edhe pak fantazi, si “kokrra kripe”. Ja një shembull për këtë.

Linku deri te artikulli origjinal: PThP e paralajmëroi Çavkovin se zbulon detaje që janë fshehtësi në procedurën parahetimore

Data dhe koha e publikimit: 11.12.2015

Data e recensionit: 12.12.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

DËSHIRË NË VEND TË FAKTIT

Është duke u zhvilluar procedura parahetimore në të cilën deri tani është mbledhur dokumentacion relevant me shkrim dhe të dhëna të nevojshme. Janë duke u realizuar veprime hetimore, për të cilat në këtë moment nuk kemi mundësi të japim detaje.

Kjo është deklarata e PThP-së për rastin e letërnjoftimeve, me të cilin opinion është mirë i njoftuar. Është e vërtetë se bëhet fjalë për qëndrimin zyrtar të Prokurorisë, mirëpo askund në të nuk shohim ndonjë qortim konkret ndaj zëvendësministrit për punë të brendshme, Çavkov (ashtu siç thuhet në titullin e artikullit).

Në fakt, citimi i nenit 289 të Ligjit për procedurë penale:

të gjitha veprimet e ndërmarra në procedurën parahetimore nga ana e prokurorit publik ose policia konsiderohen fshehtësi,

është vetëm një mbrojtje e ngathët e PThP-së për mosdhënien e informatave nga ana e tyre për mediеt, gjegjësisht publik. E jo dëshmi se PThP-ja do ta ndjekë penalisht Çavkovin!

Këtu nuk ka si në futboll, tërheqje të vërejtjes dhe kartona të verdhë dhe të kuq. Çavkovi, në një situatë të supozuar – me kërkesë të PThP-së, do të mund të ndërrohej për shkak të shpalosjes së pretenduar të sekretit zyrtar, mirëpo vetëm në një procedurë e cila do të inicohej në mënyrë të padyshimtë dhe do të kishte adresantë (kryeministri si ekzekutues, Çavkovi si i sanksionuar). Pa pasur një procedurë të tillë, ose paralajmërim për të, nuk mund t’i lavdërojmë prokurorët si “mbrojtës të ligjit”, në këtë rast të gabimit të qartë.

Përndryshe, në lajmin e Telmës, për shembull, i kemi faktet mirëpo jo edhe spekulimet, ndërsa në lajmin e Libertasit kemi potencim të gabimit të Çavkovit, mirëpo pa e ndërlidhur me ndonjë aktivitet konkret të PThP-së.

Lajmi të cilin e recensojmë, ka dashur të shkojë pak më tutje, duke prezantuar dëshirën në vend të faktit.

Exit mobile version