Site icon PORTALB

Iniciativat rreth çështjes së emrit, do të mbarojnë si kurthet parazgjedhore?

Greqi-Maqedoni

Greqi - Maqedoni

Profesori Denko Maleski nuk beson se do ka bazë reale që të pritet afrimi i qëndrimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kjo që tani ndodh me emrin më asocion në deklaratën e ministrit Nikolla Poposki se nëse zbatojmë zgjedhje të mira dhe gjithçka do të jetë në rregull, do t’i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE. Dy pohimet janë pa asnjë bazë. Më shumë janë të drejtuara drejt mendimit publik se diçka pritet pasi që të kalohet kriza politike. Optimizmi për emrin është pa bazë, për atë se edhe nëse grekët ofrojnë ndonjë zgjidhje, atëherë do të shohim se politika e këtij pushteti sa na ka larguar nga zgjidhja dhe se praktikisht për ata do të jetë e pamundur ta kapërcejnë atë hendek pa e rishikuar politikan e brendshme lidhur me temat e identitetit, si maqedonasit antik, maqedonasin grek. Mendoj që kanë kontribuar shumë në drejtim të gabuar dhe po lëvizim në atë drejtim që të mund ta kalojë atë një letër dhe të vijë deri të propozimi i tyre i pranueshëm”, thotë Maleski, njofton Plusinfo, transmeton Potalb.

Ai Potencon se çështja e emrin është mosmarrëveshje e komplikuar për identitetin, për atë do të duhet të zgjidhjet para se Greqia të na jep dorën e ndihmës dhe plotësisht t’i normalizojmë marrëdhëniet, për të cilat, siç thuhet, vet kemi kontribuar për të komplikohet.

Sipas tij, mund të ndodh në moment të krizës të të imponohet një zgjidhje, që nuk është mirë për shtetin.

“Sipas të gjitha gjasave edhe pala greke është nën trysni të sjellë zgjidhje, sepse BE dhe SHBA vlerësojnë se nëse vetëm dalim nga kjo krizë dhe nuk anëtarësohemi në NATO dhe nuk fillojmë bisedimet për në BE, atëherë do vendi jonë prapë do të jetë në krizë, sepse kjo shoqëri nuk a energji të shkojë përpara”, thotë Malevski.

Analisti Albert Musliu, vlerëson se nuk duhet të mendojmë rrotullohet rreth krizës sonë politike, transmeton Portalb.

“E gjithë bota nuk rrotullohet rreth krizës sonë politike, por e zbaton e agjendën e saj. Xhon Keri ishte në Greqi, diplomacia greke nuk është pa përvojë, ajo është munduar të tregohet si konstruktive, e hapur dhe se ajo nuk i bllokon bisedimet, pra edhe kjo iniciativë e Koxijas-it mund të shihet në atë drejtim”, thotë Musliu.

Sipas tij, kjo qasje konstruktive në këtë periudhë parazgjedhore nuk është e keqe, sepse i zbehë argumentet e atyre që të gjithë fajin ia hedhin Greqisë, transmeton Portalb.

“Kjo paralajmëron aktivitete më intensive pas zgjedhjeve. Greqia do të mundohet të tregojë se nuk është ajo që e bllokon punën e anëtarësimit në BE dhe NATO”, thotë Musliu.

Exit mobile version