Site icon PORTALB

Opozita thërret protestë mbarëpopullore në 9 janar 2016

Opozita në Kosovë

Liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj pas një takimi që zhvilluan sot kanë bërë të ditur se më 9 janar do të organizojnë protestën gjithëpopullore në Prishtinë, e cila shënon vazhdimësinë e manifestimeve kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionin kufitar me Malin e Zi.

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën ka thënë se regjimi Mustafa-Thaçi tahsmë ka shfaqur fytyrën e vërtet, duke burgosur gjysmën e opozitës, transmeton Indeksonline.

“Ata po na kujtojnë vitet e 80, atyre nuk po u mjafton vetëm burgosja e deputetëve të opozitës, ata po kërkojnë që çdo deputet i komitetit qendror të sulmojë. Ne si opozitë e bashkuar dhe një herë themi se burgosjet nuk na ndalin dhe kjo gjendje është rrënim i shteti”, tha ai.

Exit mobile version