Site icon PORTALB

Basha: Të enjten populli në këmbë para Parlamentit

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokrarike Lulzim Basha ka bërë thirrje për protestën e së enjtes përpara Parlamentit, që do të jetë edhe seanca plenare ku do të diskutohet e miratohet pr/buxheti për vitin 2016.

Në një status në Facebook, Basha kujton se 5 vite më parë, Shqipëria fitori të drejtën e lëvizjes pa viza në Europë, kurse kritikoi Qeverinë Rama se nuk ka bërë asgjë në kuadër të Integrimit Evropian të Shqipërisë. Kreu i demokratëve thotë se shqiptarët po braktisin vendin dhe renditen të dytët pas sirianëve që kërkojnë azil nëpër botë.

“5 vjet me pare, fale reformave, seriozitetit e angazhimit te Partise Demokratike ra izolimi i fundit i Shqiperise, dhe shqiptaret fituan te drejten e levizjes ne Europe pa viza. Sot asnje hap i ri nuk eshte bere ne drejtim te integrimit, ne te kundert, per shkak te keqqeverisjes, korrupsionit, inkriminimit dhe padrejtesive te Edi Rames, shqiptaret po braktisin me mijera vendin cdo muaj, te dytet pas sirianeve duke nxitur diskutime ne BE per rikthimin e regjimit te vizave. Per dy vite, jo vetem nuk bene asnje hap para, por e kthyen vendin 25 vite pas, ne kohen e eksodit te madh. Ndaj eshte koha per ti ndalur, per ti hequr nga rruga jone europiane. Te enjten populli ne kembe para dyerve te parlamentit”, shkruan Basha në Facebook.

Exit mobile version