Site icon PORTALB

Bombardohet shkollë në Siri, shumë fëmijë u masakruan

Bombardohet shkollë në Siri, shumë fëmijë u masakruan

Dhjetëra civilë mbetën të vrarë teksa rrugët sirane u skuqën nga gjaku pasi bombat ranë si shi nga qielli në një betejë brutale ndërmjet rebelëve dhe forcave qeveritare.

Njerëz në moshë madhore u panë duke mbajtur nëpër duar fëmijët nëpër rrugë, të cilët u goditën barbarisht nga bombardimet në një fortesë të rebelëve në Damask, që përfshiu goditjen e një shkolle, duke vrarë të paktën 31 civilë, sipas një grupi monitorues, shkruan Daily Mail.

Spitalet u mbushën me njerëz, që kërkonin ndërhyrje kirurgjikale për fëmijë të vegjël deri në 10-vjeç, ndërkohë që bombat vijonin të vërshonin nga avionët e forcave qeveritare, që besohet se janë ruse, transmeton Mapo.al.

Exit mobile version