Site icon PORTALB

Tetova, Shkupi, Manastiri dhe Kavadari më të ndotur

Ajri ndotur

Ajri edhe sot është i ndotur në Tetovë, Shkup, Manastir dhe Kavadar. Koncentrimet e grimcave PM 10 të matura gjatë natës në stacionet e matjes në këto qytete lëvizin prej 264 deri 966 mikrogram në një metër kub.

Ajri më i ndotur është në Tetovë, ku disa orë koncentrimet nuk u ulën nën 900 mikgrogramë, ndërsa matja maksimale është 966 mikrogramë. Në Manastir gjatë natës koncetirimi maksimal ka arritur 577. Në Shkup ajri më i ndotur ka qenë mbrëmë në Lisiçe me 823 mikrogramë, Qendër 676, Karposh 498 dhe Gazi Babë 446. Në Kavadar gjatë natës koncentrimet e grimcave PM 10 kanë arritur 264. Sot në mëngjes ajri më i ndotur është në Tetovë me 342 migrogramë të matur, në Qendër 297, në Lisiçe 286, Gazi Babë 237, Manastir 199 dhe Kavadar 64 mikrogram në metër kub.

Exit mobile version