Site icon PORTALB

Suedezëve burg të përjetshëm për vrasjet në Siri

BE-SUEDI

SUEDI

Dy shtetas suedez janë dënuar në Goteborg me burgim të përjetshëm me akuzën për terrorizëm në Siri në vitin 2013.

Gjykata në Goteborg ka deklaruar se Hasan Mustafa al-Mandlavi (32) dhe Sultan al-Amin (30) janë përzier në vrasje edhe pse kanë mohuar se kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka thënë se fotografitë dhe video xhirimet janë gjetur gjatë kontrollit të shtëpive të tyre kanë treguar se janë përzier në vrasje në një qendër industriale në qytetin Alepo mes 12 prill dhe 2 majit të vitit 2013.

Të dënuarit kanë mohuar se janë përzier dhe kanë paralajmëruar ankesë. Dënimi i përjetshëm në Suedi zakonisht dihet minimum 20 deri 25 vjet burg.

Exit mobile version