Site icon PORTALB

Juve nuk ka frikë ndaj Bayernit

Ekipi i Juventusit

Ekipi i Juventusit, ilustrim

Shorti i tërhequr në Nyon ka përcaktuar që Juventusi të përballet me Bayern Munichun në të 16-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht pse do të përballet me njërin nga favoritët për ta fituar këtë trofe, zyrtari i Juventusit, Pavel Nedved beson se Kampioni i Italisë ka gjasa që ta eliminojë Bayernin.

“Shpresuam për më shumë fat në shortin e sotëm. Por besojmë se mund t’i bëjmë dy paraqitje të mira. Askush s’është i pamposhtur, kurrë nuk i dihet. Duhet t’i marrim këto dy ndeshje me përulësi dhe dëshirë”, ka deklaruar Nedved.

Exit mobile version