Site icon PORTALB

Mustafa: Nuk mbrohet sistemi kushtetues duke rrënuar shtetin

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se opozita nuk e ka problemin te Asociacionin dhe demarkacionin.
Ai ka thënë se nëse problemi është vetëm në Kuvend, atëherë pse po digjen veturat e shtetit dhe po demolohet prona private.

“Kjo gjendje kërkon marrjen masave dhe sanimin e saj. Unë nuk shoh dike tjetër përveç neve që duhet ta sanojë këtë gjendje. Nuk mund të degradojë gjendja dhe të ftohet dikush tjetër të merr masa. Sepse ne e kemi shpallur pavarësinë dhe me bindje e kemi marr përgjegjësinë. Kemi të bëjmë me opozitën që po përdor mjete të dhunshme. Nuk po ngjajnë problemet vetëm në Kuvend përmes gazit, port edhe jashtë Kuvendit.

Po digjen vetura zyrtare, po shkatërrohen pronat private. Pra ne duhet të jemi koshient dhe secili ta marr përgjegjësin e vetë. Askush nuk ka të drejt ta rrezikojnë funksionimin e sistemit kushtetues të këtij vendi. Vetëm dëshirojë të ftojë edhe një herë opozitën të paraqet arsyet e vërteta. Askush nuk mund ta merr si kauzë Asociacion dhe demarkacionin për me hedh gaz me shkatërrojë vetura.

Duhet të jetë diçka më e madhe se kjo, sepse këto janë të zgjidhshme. Nuk mbrohet sistemi kushtetues duke rrënuar kushtetutën dhe shtetin”, ka thënë Mustafa, në seancën e Kuvendit raporton Indeksonline.
Mustafa ka thënë se situata është mjaft e rëndë.

“Është situatë mjaftë e rëndë dhe kemi të bëjmë me sjellje jo normale dhe mjaft të dhunshme. Duhet edhe opozita të tregoi ku i ka problemet e vërteta sepse këto veprime nuk janë problemet reale, sepse në këtë rast po sulmohet dhe po atakohet shteti i Kosovës e jo pozita e Qeveria. Sepse nuk është më rezoluta 1244 dhe të kthehen e të na e mbrojnë këtë shtet sepse ne jemi përgjegjës”, ka thënë Mustafa, transmeton Indeksonline.

Exit mobile version