Site icon PORTALB

Avionët rus sulmojnë civilët në Halep

Si pasojë e sulmit të avionëve luftarak rusë në një vendbanim verior të lagjes Merce të Halep-it e cila është nën kontrollën e opozitarëve kanë humbur 10 persona, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e zyrtarëve të mbrojtjes civile në Halep për gazetarin e AA-së u pohua se avionët rus kanë përdorur “bomba thërrmuese”.

Zyrtarët të cilët theksuan se në sulm kanë humbur jetën 10 civilë dhe janë plagosur 15 persona thanë se: “Avionët luftarak rusë sulmuan me bomba thërrmuese në lagjen Merce. Në lagje kishte një numër të madhë të bombave thërrmuese të cilat ende nuk kanë shpërthyer. Ekipet e mbrojtjes civile dhe ekspertët e asgjësimit me bombë i mblodhën këto bomba në mënyrë të kontrolluar”.

Zyrtarët gjithashtu duke theksuar se janë shkatërruar shumë shtëpi dhe janë djegur disa automjete, thanë se ekipet e zjarrëfikëses kanë ndërhyrë në zjarr.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 30 shtator kishte shpallur se ka nisur operacione ajrore ndaj shënjestrave të DAESH-it në tokat e Sirisë. Por avionët rusë më shumë i shënjestrojnë selitë dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar, si dhe civilët në qytetet Humus, Hama, Idlib dhe Halep.

Exit mobile version