Site icon PORTALB

Beyonce në “A star is born”, Bradley Cooper regjisori i filmit klasik

Beyonce dhe Bradley Cooper

Beyonce dhe Bradley Cooper do të bashkëpunojnë për një version të ri të filmit klasik “A star is born”. Lajmi është publikuar në mediat amerikane, ndërsa ky është projekti i parë për 40-vjeçarin Cooper, i cili tashmë do të jetë pas kameras. Diva e muzikës amerikane, Beyonce, ka rënë dakort që t’i bashkohet projektit ku ajo do të jetë në rolin e personazhit kryesor të intepretuar më herët nga aktoret Janet Gaynor, Judy Garland dhe Barbra Streisand, transmeton OraNews.

Cooper u përshi në këtë produksion nga regjisori Clint Eastwood, me të cilin kishte bashkëpunuar në filmin “American Sniper”. Ishte Clint ai që i ofroi fillimisht 40-vjeçarit një rol në “A star is born”. Ndërsa Beyonce në atë kohë u përfol se nuk ishte dakord. Por tashmë, tre vjet më pas ajo e ka rishikuar edhe njëhërë idenë dhe ka vendosur t’i thotë “po” bashkëpunimit me Cooper.

“US Weekly” shkruan se këngëtarja po merr mësime aktrimi prej një viti në Nju Jork dhe Los Anxheles për këtë rol. 34-vjeçarja është shfaqur fillimisht në dramën muzikore “Dreamgirls” në vitin 2006 ndërsa në vitin 2002 në komedinë “Austin Powers in Goldmember”.

Xhirimet e “A star is born” pritet të nisin në fund të 2016, ndërsa Cooper gjatë kësaj kohe do të marrë pjesë në xhirimet e një tjetër filmi. Nga ana tjetër ai duhet të plotësojë edhe kastin e aktorëve dhe po bën ç’është e mundur për këtë projekt, citohet të ketë thënë një burim për PageSix.com.

Filmi “A Star Is Born” u shfaq për herë të parë në ekranin e kinemasë më 1937 dhe rrëfente historinë e një aspiranteje për aktore, e cila intepretohej nga Janet Gaynor dhe nga një tjetër yll i kinemasë së asaj kohe, Frederic March, i cili e ndihmon Gaynor të realizojë ëndrrën e saj, edhe pse ajo më pas kthehet në një alkoliste depressive.

Historia erdhi sërish e ritreguar në një mjuzikëll në vitin 1954, ku rolin kryesor e interpretonte, Judy Garland, e cila u nominua me çmimin Oscar si “Aktorja më e mirë” për këtë rol.

Më 1976 filmi u risoll për herë të tretë, këtë herë nga Barbra Streisand dhe Kris Kristofferson në rolet kryesore. Edhe pse filmi u kritikua, Streisand fitoi çmimin “Best Original Song” për kolonën zaore të filmi të titulluar “Evergreen”.

Exit mobile version