Site icon PORTALB

Teksti duhet të japë përgjigje të saktë se ku ka ndodhur ngjarja

[Recension: Detaje për vrasjen në Qendër: Vrasësi ka shkrepur 15 plumba]

Që në titullin e këtij teksti, gazetari përpiqet ta manipulojë lexuesin që ta klikojë lajmin dhe ta hapë tekstin, duke e shtyrë të mendojë se vrasja ka ndodhur në Maqedoni. Kjo është qasje joprofesionale. Saktë dihet se gazetari duhet të informojë saktë dhe në mënyrë precize ta përcaktojë vendin dhe kohën e ngjarjes.

Linku deri te artikulli origjinal: Detaje për vrasjen në Qendër: Vrasësi ka shkrepur 15 plumba

Data dhe koha e publikimit: 09.12.2015

Data e recensionit: 11.12.2015

Recensues: Simona Atanasova

Titulli informon për njëfarë vrasje që ka ndodhur në Qendër, mirëpo nuk është precizuar se bëhet fjalë për qendrën e Beogradit, që lexuesin e çon të mendojë se bëhet fjalë për komunën Qendër të Shkupit.

Në garën pas klikimeve, gazetari shërbehet me senzacionalizëm, e njëkohësisht shkakton panik dhe mbjell frikë te lexuesit, për shkak se në titull thuhet se ka ndodhur vrasje me 15 plumba të shkrepur në vend që e ka emrin e njëjtë sikurse një komunë në Shkup.

Tekstet gazetareske nuk guxojnë të merren me manipulime, por duhet saktë ta përcaktojnë vendin e ngjarjes dhe në luftën për të fituar sa më shumë publik, nuk duhet ta hutojnë lexuesin, i cili pret lajm të saktë dhe të verifikuar. Ka standarde në bazë të të cilave përgatitet një tekst. Pse atëherë ekzistojnë pesë pyetje në të cilat teksti duhet të japë përgjigje? Njëra nga ato është edhe “ku”? Për këtë tekst nuk vlejnë këto rregulla, prandaj edhe është joprofesional.

Exit mobile version