Site icon PORTALB

Juve përmbys rezultatin ndaj Fiorentinës (VIDEO)

Mario Mandzukic duke festuar golin

Mario Mandzukic

Juve ka filluar ta tregojë fytyrën prej kampioni dhe po ndryshon nga ndeshja në ndeshje. Në ajvën e 16 në Serie A ka mposhtur 3:1 Fiorentinën për ta rrëmbyer pozitën e katërt me 30 pikë, një më shumë se Roma.

Të parët në epërsi kaluan Fiorentina, ishte Josip Ilicic që shënoi nga pika e bardh në minutën e tretë, derisa Juve barazoi gjithçka pas tre minutave përmes Jan Cuadrado, për rezultatin 1:1 të pjesë së parë.

Në pjesën e dytë, Allegri kishte motivuar në maksimum lojtarët, të cilët shënuan dy gola pas minutës së 80’të. Fillimisht Mandzukic shënoi për 2:1 para se Paolo Dybala t’i qoi shifrat në 3:1 për t’i marr tri pikë shumë të rëndësishme që e pozicionojnë në vendin e katërt në tabelë.

Exit mobile version