Site icon PORTALB

Vazhdon dështimi i Real Madridit (VIDEO)

Foto nga ndeshja

Foto nga ndeshja

Villarreal është treguar skuadër më e mirë se Reali në ndeshjen që u zhvillua në Estadio El Madrigal, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Roberto Soldado në minutën e nëntë, pas një gabimi në mesfushë nga lojtarët e Realit, në veçanti Luka Modric.

Më pas Reali u mundua që ta rikthejë rezultatin në favorin e saj, por skuadra e Benitez ishte pa ide. E Edhe më e çuditshme është fakti që Benitez kishte në bankën rezervë, Kroos, Kovacic dhe Isco, por këta dy të fundit i vendosi në fushë afër minutës së 80’të, derisa zëvendësim të detyrueshëm bëri në minutën e 89’tw.

Me këtë humbje, Reali ka lëshuar një shans të mirë që t’i ofrohet në vetëm dy pikë Barcelonës, duke mbetur kështu sërish me katër pikë diferencë nga katalanasit

Exit mobile version