Site icon PORTALB

Zaev: Gruevski nuk mund t’i ikë Marrëveshjes së 2 qershorit

Zoran Zaev

Zoran Zaev

“Është fakt se procesi negociues ka ndërprerje. Po ashtu është fakt se LSDM nuk do të pranoj marrëveshje vetëm sa për thënë që ka marrëveshje. Maqedonisë i nevojitet një proces zgjedhor pa asnjë gabim. Të mos harrojmë, Maqedonia është në këtë gjendje pikërisht për shkak zgjedhjeve të organizuara në mënyrë kriminale. Për këtë shkak ka ndodhur Përzhino. Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk do të ikin nga marrëveshja e Përzhinos. Në Maqedoni nuk do të ndodhin më zgjedhje kriminale”, kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për Slloboden Peçat, transmeton SHENJA.

Sipas tij, hyrja e LSDM-së në ministrit kyçe është në “interes të qytetarëve dhe në funksion të parandalimit të keqpërdorimit të institucioneve, ashtu siç ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit, posaçërisht para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve”.

Exit mobile version