Site icon PORTALB

5 gjërat të cilat nuk duhet t’ia thoni një shtatzëne!

Shtatzënë

Shtatzënë

Nënat e ardhshme shpesh ballafaqohen me shikime, buzëqeshje dhe komente, për gjendjen e tyre dhe për rolin e tyre të ri në jetë. Mirëpo, ndodh që ndonjëherë këto komente, nuk janë edhe shumë taktike.

Këto situata nuk do të thotë që janë pasoja të qëllimeve të këqija, jo ndjeshmërisë apo paditurisë, por kjo nuk do të thotë që nuk shkaktojnë reakcion të padëshiruar tek gruaja e cila ndodhet në një kaos hormonal. Pra, ne do të ju paraqesim dhjetë gjëra të cilat asnjë shtatzënë nuk dëshiron t’i dëgjojë.

“Edhe unë ndihem si shtatzënë!”

Shkurt dhe qartë – nëse me të vërtetë nuk jeni shtatzënë atëherë ky krahasim është i papërshtatshëm.

“Kënaqu në këto muajt e fundit të lirisë!”

Amësia për shumicën e grave është roli më emocionues dhe më i rëndësishëm jetësor. Për këtë mendimi i “robërimit të përjetshëm”, në këtë mënyrë, është gjëja e fundit që dëshiron të dëgjojë një shtatzënë. Komentet negative në lidhje me rritjen e fëmijëve, thjeshtë mbani për vetvete.

“Nuk duhet që këtë ta hash/pish”

Shtatzënat instinktivisht ndjejnë se çfarë munden dhe çfarë nuk munden të hanë/pinë. Po ashtu, dëshirën për një lloj ushqimi të caktuar, e përcaktojnë hormonet dhe ndjenja e brendshme. Për këtë, nëse nëna e ardhshme dëshiron të hajë/pijë ndonjë gjë me çdo kusht, lëreni le të kënaqet.

“Çfarë nëse foshnja jote…”

Ka buzë të lepurit? Nuk dëgjon? Ka ndonjë çrregullim në kromozome?

Nënat e ardhshme kalojnë shumë kohë duke menduar rreth asaj se “çfarë nëse”, prandaj nuk kanë nevojë që dikush t`ju përforcojë brengat dhe frikën e fshehur.

“Dukesh e lodhur.”

Bartja e foshnjës për nëntë muaj, nuk është fare punë e lehtë. Prandaj, nëse shtatzëna duket e lodhur, atëherë edhe është e lodhur. Është e kuptueshme, që në atë situatë nuk është fare e nevojshme që dikush t`ia përkujtojë se si ndjehet apo se si duket. Më së miri është që t’i jepni përkrahje dhe ta komplimentoni me “dukesh fantastike!”

Exit mobile version