Site icon PORTALB

Asadi mesazhe kundër zgjidhjes politike të krizës siriane

Bashar al-Assad

Bashar al-Assad

Presidenti sirian, Bashar Asad, për të filluar bisedimet me opozitarët duke mbrojtur idenë se duhet të bëhet dallimi “terrorist-opozitar” ka dhënë mesazhin se nuk do të jetë i gatshëm të lërë qeverisjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e lajmeve spanjolle EFE ka publikuar tekstin e plotë të intervistës së Asadit për agjencinë zyrtare siriane të lajmeve SANA.

Ndaj pyetjes nëse është i gatshëm të lërë detyrën në rast të fillimit të procesit të tranzicionit politik në Siria Asadi duke ripërsëritur deklaratat e mëparshme ka dhënë përgjigjen se: “Qëndrimi apo largimi im nga detyra është në preferencën e popullit të Sirisë”.

Ndërsa ndaj pyetjes duke i rikujtuar se pas takimeve në Vjenë dhe Rijad opozita në Siri është përgatitur për negociatat me regjimin dhe se si do të jetë qëndrimi i regjimit Asadi është përgjigjur se: “Jemi të gatshëm të fillojmë negociatat me opozitarët në varësi se si do të perceptohet opozita. Duhet të bëhet dallimi terrorist-opozitë.

Ai u shpreh se nëse kjo nuk realizohet nuk do të marrë pjesë as në takimet e tjera dhe as në takimin e New Yorkut i cili do të mbahet me 18 dhjetor me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të shumë vendeve dhe opozitarëve.

Në kuadër të vendimeve të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, DAESH dhe Fronti Nusra zgjerimi i El-Kaide-s në Siri pranohen si organizata terroriste. Qeveria e Asadit teksa i cilëson plotësisht si organizata terroriste grupet që janë në konflikt të armatosur me regjimin, edhe Rusia me përjashtim të disa grupeve nën çatinë e Ushtrisë Siria e Lirë i pranon opozitarët terroristë. Ndërsa PYD në Siri zgjerimi i krahut të armatosur të organizatës terroriste PKK mbështetet politikisht dhe ushtarakisht nga Rusia dhe SHBA.

Grupet opozitare siriane para negociatave në New York duke u mbledhur në Rijad, në përputhje me marrëveshjen e Gjenevës patën vendosur që mund të ulen në bisedime për të ardhmen e Sirisë dhe në qeverinë e autorizuar të tranzicionit që do të formohet në formën e pëlqimit të ndërsjellë të palëve të Bashar al-Asadit.

Në bisedimet në Vjenë nën udhëheqjen e sirianëve u arrit marrëveshja që brenda 6 muajsh të kalohet në periudhën e trazicionit, të niset mes palëve negociatat dhe të arrihet armëpushim, krijimi i një kushtetute të re dhe krahas zhvillimit të zgjedhjeve të reja dhe të drejta u arrit marrëveshje që nën monitorimin e OKB që të përcaktohen se “kush është terrorist dhe kush është opozitar”.

Jordania, me insistimin e Rusisë po bën një para përgatitje për të përcaktuar “elementët terroristë” mes opozitarëve, ku dhe punimet e Amanit do të diskutohen në New York.

Exit mobile version