Site icon PORTALB

Këshilli Mbipartiak merr emrin “Këshilli Opozitar”

Këshilli Opozitar

Këshilli Opozitar

Këshilli Mbipartiak sot mbajti takimin e dytë. Në këtë takim u diskutua për emrin e Këshillit, si dhe për zgjedhjen e grupit i cili do ta koordinojë këtë këshill.

“Duke pasur parasysh faktin se emërtimi Këshill Mbipartiak ka të bëjë me emërtimin e iniciativës e jo të vet Këshillit, si dhe me qëllim që të tipizohet më saktë identiteti i tij, të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje vendosën që këshilli të quhet ‘Këshilli Opozitar’, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje u zgjodh edhe grupi i cili do ta koordinojë Këshillin Opozitar në opinion.

“Ky grup koordinues do të jetë në këtë përbërje: Kim Mehmeti, Ferdeze Sulejmani, Arijanit Hoxha, Rufat Alili dhe Orhan Murtezani.”, thuhet më tej në njoftim

 

Exit mobile version