Site icon PORTALB

Ikja nga realiteti…!?

Selim Iljazi

Selim Iljazi

Politika shqiptare këtu në Maqedoni ka mbetur makute para betejës së fituar në vitin 2001. Ajo sot ka humbur betejën e politikës gjerë në depersonalizimin e gëzimit të të drejtave të natyrshme të shqiptarëve në Maqedoni.

Problemet e mëdha, si fragmentarizmi, inflacioni, papunësia, korrupsioni, ekonomit e zeza, krimi i organizuar, nuk parashoh të largohen e të eliminohen shpejtë me këto njerëz që kanë udhëhequr vendin si në kampin politik shqiptar po edhe në kampin politik maqedonas.

Një organizatë politike nuk mundë të pretendoj se mbron çështjen kombëtare në qoftë se nuk mbron traditat dhe zakonet e popullit të vetë, nëse nuk mbron pronën dhe lirin e individit, nëse nuk respekton përvojën, traditën dhe vazhdimësinë, nëse nuk beson te shumëllojshmëria e ideve, nëse nuk pranon frenimin me maturi të pushtetit dhe pasioneve, nëse nuk pranon ndryshime.

Prandaj, një ambient i një demokracie të konsoliduar i një ekonomie të avancuar dhe librave dhe një premtim për të qenë nën një ombrellë të përbashkët, institucionale mbi gjithë Ballkanin ( NATO dhe BE) me siguri do të luante rolin e një parandaluesi të fuqishëm të të gjithë sëmundjeve të lartpërmendura.

Ikja e vazhdueshme e Maqedonisë nga e vërteta thelbësore, ajo e multikulturalizmit dhe nevojës së ndërtimit të funksionalitetit në frymën e konsensusit politik ndëretnik, e ka devijua atë në një izolim më të rëndë ndonjëherë.

Në parim bota e civilizuar politikisht mbi të gjitha e njeh dhe e afirmon kompromisin si kodë për zgjedhjen e kontesteve politike. Dhe sot partia shqiptare në pushtet çuditërisht rinë ulët në karrige dhe rinë neutral për problemet që ka populli shqiptar në këtë vend.

Sot është paradoksale dhe pothuajse e mundimshme për të arsyetua dobësitë e menaxhimit të lidershipit shqiptar nëpër qeveritë e ndryshme këtu në Maqedoni. Këto ditë u dëgjua, dhe u fol nga disa politikan të dështuar shqiptar se në mesë palës shqiptare dhe asaj maqedonase duhet një marrëveshje e re politike.

Unë mendojë, kërkesa për marrëveshje të reja politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk është realisht pakënaqësia ndajë kornizës së Marrëveshjes së Ohrit, pasi me gjasë ajo është projeksion i pakënaqësisë së lidershipit politik shqiptarë që të guxojë të plotësojë kërkesat që dalin nga ajo. Tejkalimi i një marrëveshje të pa plotësuar me nevojë për një marrëveshje të re, është thjeshtë retorikë pakënaqësie qytetare e politikës, por jo edhe garanci se shqiptarët do të dinë më guximshëm të vihen para dhe me një marrëveshje të re do të zëvendësonte të vjetrën.

Prandaj, në vend që gabimet të zëvendësohen me standardet e një shoqërie të hapur, të ndryshellojtë, e demokratike, ata përkundrazi kanosen nga veset e trashëguara e pa tentim korrigjimi.

Nga ky lloj sfidimi manipulativ Maqedonia ende marshon në vlugun e ushtruar nga nacionalizmi regresiv maqedonas që përbaltë altruizmin dhe pa-sedrën e politikajve shqiptare vazhdimisht.

Exit mobile version