Site icon PORTALB

Çfarë duhet të hani për drekë në punë

Buka e zeze

Dreka është një vakt i rëndësishëm sidomos për të gjithë personat që janë në punë të cilët mund të kenë më shumë vështirësi në konsumimin e saj është e rëndësishme që dreka t’ju kthejë energjinë dhe të përmirësojë shëndetin.

Në vend të ushqimit të shpejtë merrni me vete ushqime të shëndetshme dhe të ekuilibruara. Sandviç, sallatë apo fruta, zgjidhni atë që e keni më lehtë për të përgatitur dhe hajeni kur papritmas të ndiheni të uritur pranë tavolinës së punës.

Buka integrale

Sandviçi është zgjedhja më e thjeshtë, kur është fjala për drekën. Nëse e përgatisni atë nga buka integrale që është plot me fibra, mund ta mbushni atë me gjëra që i preferoni dhe në çast do të keni ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm.

Kosi me yndyrë të ulët

Kosi në vetvete nuk duket i mjaftueshëm që t’ju ngopë për drekë. Por në qoftë se në të hidhni fruta dhe arra mund të keni një racion të shëndetshëm. Përgatitini një racion më të madh për t’ju mbajtur të ngopur deri në darkë.

Bajamet

Bajamet janë një zgjedhje e mirë e proteinave dhe yndyrave “të mira” dhe për këtë arsye ju mbajnë të ngopur më gjatë. Pa marrë parasysh se çfarë bajame ju pëlqejnë, ato ende mund të kenë shije të këndshme në kos apo në bukë. Vetëm mos e teproni sepse bajamet përmbajnë shumë kalori.

Frutat

Frutat zakonisht janë zgjedhja e shumicës së njerëzve për një meze të lehtë, por mund të jenë zgjedhje e shkëlqyer edhe për drekë. Ato i japin kosit një ëmbëlsi të veçantë dhe imagjinoni se sa i shijshëm do të jetë një sandviç me gjalpë kikirikësh, kur i shtohen disa feta mollë apo banane.

Exit mobile version