Moti sot në Maqedoni

Kryesisht moti sot në mbarë vendin do të jetë me mjegulla. Temperaturat e ulëta do ta karakterizojnë edhe paraditen e sotme, por edhe gjatë ditës nuk pritet që moti do të pësojë ndonjë ndryshim.

Nga mesi i ditës, pritet moti të kthjellet, por ajo nuk do të zgjasë shumë, ngase përsëri mbarë vendin do ta kaplojnë vranësirat dhe do të fillojë të fryjë erë e ftohtë veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -3 deri më -1 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë jo më shumë se 5 gradë celsius. Vendet më të larta, gjatë tërë ditës do të kenë temperatura të ulëta, ku nuk do të kalojnë më shumë se 2 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot me mjegulla dhe me temperatura të ulëta. Paradite, do të jetë mot i ftohtë ku temperaturat do të sillen nga -1 deri më 0 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës temperatura maksimale do të arrijë 5 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button