Site icon PORTALB

LR-PDSH i kërkon llogari BDI-së, për lëminë e shëndetësisë!

Foto nga ngjarja, e siguruar nga LR-PDSH

Departamenti i Shëndetësisë i LR-PDSH-së, ka mbajtur një konferencë për shtyp, përmes së cilës i ka parashtruar pyetje publike partisë shqiptare në pushtet, respektivisht funksionarëve të saj për lëmin e shëndetësisë.

Kryetari i këtij komisioni, Bekim Tateshi, tha se javën që shkoi, ekipi i quajtur delegacion i shëndetësisë nga BDI, në krye me juristin Nasuf Ipçja, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, bënë vizita nëpër institucione shëndetësorë që drejtohen nga funksionar të BDI-së.

“Sa është investuar në institucionet ku udhëheqin kuadrot e BDI-së? Investim kapital quani rrethimin e oborreve të spitaleve, renovimin e tualeteve, ashensorëve që punojnë çdo tre ditë, apo ndërtimin e ndërtesës në Kërçovë që zgjat me shumë se dy dekada dhe tani premtoni se në 2017 do të jetë gati me kompani që angazhon nga dy punëtorë? Investim kapital llogaritni ndërtimin e Qendrës Klinike në Shtip? Investim kapital quani ndërtesën e Qendrës Klinike në Shkup, që është shndërruar në rrënojë dhe burim infeksionesh?”, pyesin nga LR-PDSH.

LR-PDSH, vazhdon të pyes edhe për furnizim të institucioneve publike shëndetësore me pajisje dhe aparatura shëndetësore.

“Sa përqind nga këto mjete janë investuar në institucionet ku udhëheqin kuadrot e BDI-së? A keni evidencë se sa nga këto aparatura me vite qëndrojnë nëpër kutia, sa prej tyre janë jashtë funksionit për shkak të përmbytjeve, menaxhimit joadekuat apo mungesës të materialeve harxhuese? Keni punësuar 700 punëtorë shëndetësor, a çdokund mungon kuadër, sidomos nëpër viset shqiptare! Sa ka punësuar partneri juaj i koalicionit? Dyfish apo trefish më tepër, sa? Me çfarë kriteriume keni bërë punësimet? A keni evidencë sa mjekë shqiptar dhe personel tjetër shëndetësor e kanë lëshuar vendin nga mungesa e vendeve të punës dhe padrejtësitë katastrofale gjatë hapjes të konkurseve fantome?”, pyet LR-PDSH.

Sipas LR-PDSH-së, Në kuadër të përsosmërisë së mjekeve Ministria e Shëndetësisë organizon edukimin në Qendrat më të njohura botërore.

“Cilat janë benefitet e këtij projekti? Ku edukohen mjekët shqiptar e ku të tjerët? Përse ende dërgohen pacient në mjekim jashtë shtetit? Sa metoda të reja janë aplikuar në spitalet ku i keni drejtorët? “, shkruhet në reagimin e LR-PDSH-së. /Portalb

Exit mobile version