Arsyet e dhimbjes së shpinës

Problemet me dhimbjen e shpinës për çdo njeri kthehen në një ferr të vërtetë, jo vetëm dhimbjet janë problem por edhe harxhimi i parave në kura ose masazhe të shtrenjta.

Që mos të arrini deri në këtë pikë, do t’ju tregojmë disa faktor që sjellin dhimbjet e shpinës.

Plakja:

Dhimbja e shpinës është më e shpeshtë me kalimin e moshës. Ju mund të keni dhimbje shpine për të parën herë rreth moshës 30 ose 40-vjeç.

Angazhimi i paktë fizik:

Dhimbja e shpinës zakonisht është më e shpejtë te njerëzit të cilët nuk janë aktiv.

Të qenit i mbipeshë:

Ushqimi i pasur në kalori dhe yndyra mund t’ju bëjnë juve të shtoni peshë. Pesha e tepërt mund të bëjë presion në shtpinë dhe shkaktojë dhimbje

Trashëgimia:

Disa raste të dhimbjes së shpinës, si spondiliti ankilotik, një formë e artitit që prek shpinën, mund të keni edhe natyrë gjenetike.

Sëmundje të tjera:

Disa lloje të artritit dhe kancerit mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

Puna që bëni:

Nëse ju duhet të ngrini pesha të mëdha, të shtyni, ose tërhiqni duke shfrytëzuar shpinën tuaj, ju mund të prekeni nga dhimbja e shpinës. Nëse punoni në tavolinë gjithë kohën dhe nuk ngriheni të qëndroni ca kohë në këmbë, ju po ashtu mund të keni dhimbje shpine.

Pirja e duhanit:

Trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të sigurojë mjaft përbërës ushqimore në disqet e shpinës tuaj nëse ju pini duhan. Kolla e duhanxhinjve po ashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë vështirësi të shërohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button