Site icon PORTALB

Në Aeroportin e Prishtinës arrestohet një i dyshuar për terrorizëm

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari

Policia e Kosovës ka arrestuar dje edhe një të dyshuar për terrorizëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, informon “Koha Ditore”.

Sipas raportit të policisë, ai është arrestuar në bazë të fletë-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nën dyshimin se është i përfshirë në veprat Pjesëmarrje dhe organizim në grupet terroriste.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në arrest.

Exit mobile version