Site icon PORTALB

Për 24 orë në Shkup katër aksidente

Aksident

Aksident, foto arkiv

­ Policia rrugore dje në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej katër aksidente trafiku, të cilat janë me pasojë dëm material.

Dje nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtën janë larguar nga trafiku, tre shoferë nuk u kanë lejuar këmbësorëve të kalojnë në vijat e bardha, pesë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat rrugore të dritave në udhëkryqe, si dhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendit të lejuar për këmbësorë. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë rrugore janë larguar 73 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të trafikut.

Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në qarkullimin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë seminare edukative në SHF “Jan Amos Komenski”, e cila ndodhet në komunën Gjorçe Petrov me nxënësit e klasës së katërt. Sot në ora 17 e 45 minuta në QS “Jane Sandanski” në kuadër të ligës SEHA do të luhet garë ndërkombëtare në hendboll mes KH Vardar dhe Zagreb, Kroaci.

Me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe ndeshjes nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa përkatëse për sigurimin e trafikut, regullimin fizik, ndërsa sipas nevojës edhe riorientim i trafikut.

Exit mobile version