Site icon PORTALB

VMRO-ja distancohet nga analiza e MO-së

VMRO- DPMNE

VMRO- DPMNE

VMRO DPMNE-ja nuk ka qenë pjesë e analizës dhe as hartimit të rekomandimeve që dolën nga analiza e Marrëveshjes së Ohrit. Madje nga partia e Gruevskit, mohojnë të bëhet fjalë për një projekt në emër të qeverisë por kryekëput vetëm nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit. Kështu deklaroi zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Ivo Kotevski, i kontaktuar nga Alsat lidhur me qëndrimin e partisë së tij pas rekomandimeve draft që televizioni ynë siguroi ditë më parë.

Kotevski madje tha se përfaqësuesit e VMRO-së nuk kanë marrë pjesë në asnjërën nga gjashtë konferencat që organizoi Sekretariati së bashku më OSBE-në dhe Institutin Evropian të Paqes.

Megjithatë nga VMRO theksojnë se janë kundër federalizmit dhe kundër mësimit të gjuhës shqipe në çdo fshat të vendit.

Exit mobile version