Site icon PORTALB

Mediat në pauzë derisa të merren vesh në KShZ

Klubi i Deputetëve

Klubi deputetëve

Partitë që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos po vazhdojnë me bisedimet në grupet punuese, të cilat po mbahen në Klubin e Deputetëve, që kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve që dolën lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.
Kjo nga ana tjetër shtyu bisedimet e grupeve punuese për mediat, për të cilat deri sot pasdite nuk kishte caktuar takim.
Sipas informacioneve të fundit, është ngushtuar rrethi i kandidatëve për vendet e ekspertëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, nga thuajse 40 aspirantë- përfaqësues të partive që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos- deri në dhjetë anëtarë potencial me të cilat duhet të kompletohet KSHZ-ja.
Sic mëson “Meta” , të gjithë anëtarët- ekspertë për të cilët deri më tani është  biseduar kanë qenë të afërt me pushtetin ose me opozitën, që ka lënë në pikëpyetje punën dhe paanshmërinë e Komisionit.
Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, ekspertët duhet të jenë të pranueshëm për të gjitha partitë politike që kanë firmosur këtë marrëveshje./Portalb.mk
Exit mobile version