Site icon PORTALB

“Digjen” paratë e stadiumit të ri

Qemal Stafa

Qemal Stafa

Një tjetër vit i djegur për investimet në infrastrukturën sportive dhe më kryesorja është shkurtimi i fondit të parashikuar nga qeveria në buxhetin e këtij viti për stadiumin e ri.

Kështu 2.2 milionë dollarët e parashikuar për projektin e stadiumit të ri kombëtarë është djegur pasi nuk është vënë në eficencë. Vendimi i marrë është bërë publik sot në Komisionin e Ekonomisë nga vetë Drejtorja e Thesarit.

Nga një shkurtim në total prej rreth 10 milionë dollarësh për investimet me burim financimit të brendshëm, 2.2 milionë ishin të parashikuara për stadiumin.

“Parimi kryesor i shkurtimit në shpenzimet kapitale është të shkurtoheshin shpenzimet që ishin të paprokuruara, të pakontraktuara me qëllim që të mos kemi kosto të mbarrtur vitin e ardhshëm. Kryesisht u tentua në shpenzimet administrative, pra siç e shihni shkurtimet e brendshme janë shumë pak vetëm 930 mln lekë. Mund të përmend vetëm një shkurtim që është i rëndësishëm, stadiumi i ri që është 220 milion”, tha drejtorja e Thesarit, Mimoza Dhembi, transmeton T.CH.

Megjithatë nga Drejtoria e Stadiumit është caktuar fundi i muajit nëntor si afati kur priten projektet e reja për stadiumin. Zëra të brendshëm nga shoqëria “Kuq e Zi”, që do të menaxhojë këtë projekt, thuhet se stadiumi i ri do të bëhet në bazë të një investimi me koncesion, ndërkohë që nga qeveria është konfirmuar disa herë se ata nuk kanë mundësi financiare për të ndërtuar stadiumin, një përgjigje që stadiumin e ri kombëtarë e lë në dorë të kompanive të huaja dhe parave të tyre me skemën e koncesionit. 

Exit mobile version