Gjermania do të mbështesë sektorin energjetik shqiptar me një grant prej 2 milionë euro. Ministri i Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Damian Gjiknuri dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman kanë firmosur sot marrëveshjen e grantit në fjalë për sektorin energjetik, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas firmosjes së marrëveshjes, ministri Gjiknuri dhe ambasadori Hoffman mbajtën një deklaratë in në deklaratë për median
Ministri Gjiknuri u shpreh se bëht fjalë për një grant me vlerë rreth 2 milionë euro që do të përdoret kryesisht në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe për ato elementë që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen e shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe për shërbime konsulence.
“Po zhvillojmë edhe masterplanin e investimeve për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. KFV është një nga partnerët kryesore në sektorin energjitik. Bashkëpunimi me Gjermaninë ka qenë shumë i mire në këtë drejtim dhe do të vazhdojë i tillë, aq më tepër tani që sektori energjitik po kthehet në një sektor solid”-u shpreh Gjiknuri.
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman u shpreh se Qeveria shqiptare ka dëshmuar edhe një herë se është duke ndërmarrë reforma për të garantuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit energjitik dhe integrimin e Shqipërisë në Komunitetin Europian të Energjisë.