Site icon PORTALB

Një tërmet i fuqishëm godet lindjen e Indonezisë

Ilustrim

Mësohet se një tërmet i fuqishëm ka goditur lindjen e Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Hulumtimit Gjeologjik në SHBA-të, magnitudën e tërmetit i cili ndodhi në juglindje të ishullit Ambon sipas kohës lokale në orën 12.21 në 174 kilometra hapësirë e përcaktoi për 7,1. Theksohet se tërmeti ka qenë 75 kilometra i thellë.

Ndërsa në deklaratën e bërë nga Agjencia për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë të Indonezisë, theksohet se nuk pritet që tërmeti të shkaktojë cunami.

Sipas vlerësimit të parë, nga tërmeti nuk ka të vdekur apo dëme materiale

Indonezia, e cili gjendet në brezin e tërmetit dhe vullkanit të “Unazës së Zjarrit të Paqësorit”, më 26 dhjetor 2014 kishte ndodhur tërmeti me magnitudë prej 9,1 ballë, dhe 230 mijë njerëz kanë humbur jetën pas cunamit që ndodhi aty.

Exit mobile version