Site icon PORTALB

Bexheti takohet me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa

Llogo e PPD

PPD

Sot në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti realizoi një takim pune me Ambasadorin Ylber Hysa.

Gjatë takimit u këmbyen mendime për situatën aktuale politike në vend dhe regjion.

Sipas njoftimit të PPD-së, Bexheti e quajti të papranueshëm dhe në kundërshtim me Konventën e Vienës për çështje konsulare aktin e refuzimit të autoriteteve maqedonase që ambasadori Hysa ta ndjek seancën e gjykimit për të akuzuarit e rastit “Lagja e Trimave” në Kumanovë aq më tepër kur bëhet fjalë për shumica shtetas të Republikës së Kosovës.

“U kërkua që seancat gjyqësore të jenë transperente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare dhe me pjesmarrjen e përfaqsuesve të komunitetit ndërkombëtar si OSBE, BE, përfaqsues të Komitetit të Helsinkit dhe organizatave tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në takim morrën pjesë edhe anëtaër të kryesisë së Degës së PPD-së Kumanovë Selajdin Ibrahimi, nënkryetar i PPD-së dhe Nermine Saliu, kryetare e Degës”, thuhet në njoftimin e PPD-së.

Exit mobile version