Site icon PORTALB

Maqedoni, qarkullimi rrugor dhe ajror është normalizuar

Qarkullim

Qarkullim

Qarkullimi rrugor dhe ajror në vend po normalizohet pas mjegullës e cila shkaktoi dukshmëri të zvogëluar në rrugë dhe u anuluan dhe u shtynë një pjesë nga fluturimet, njofton MIA.

Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” , sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e tyre, “TAV”., qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe realizohen të gjitha fluturimet dhe aterimet.

Në rrugët e vendit komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar deri 20 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në rrethinën e Gostivarit, ndërsa në Resnjë, Gjavatë dhe Kula dukshmëria është prej 50 deri 60 metra.

Exit mobile version