Site icon PORTALB

Këngëtarja angleze Adele me albumin e saj të ri po thyen rekorde

Adele

Albumi i ri i këngëtares angleze Adele “25” ka arritur të shitet në numër rekord në dy javët e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Nielsen Music, albumi i Adeles “25” në javën e parë ka shitur 3.48 milionë, ndërsa në javën e dytë 1.6 milionë kopje, duke thyer rekordin me shitje më të shpejtë ka kaluar në historinë e muzikës. Ndërsa “Hello” e cila është muzika e daljes së albumit në treg, është shkarkuar 232 mijë herë në internet.

Ky album i fundit i Adeles në javën e parë në Angli ka realizuar shitje prej më shumë se 800 mijë. Albumi i mëparshëm i Adeles “21” kishte shitur 10.9 milionë në Amerikë.

Albumi “Purpose” i këngëtarit pop kanadez Justin Bieber në të njëjtën periudhë me 211 mijë e zuri vendin e dytë.

Exit mobile version