LSDM: Ja investimet virtuale të Gruevskit

Lidhja Social Demokrate me anë të një kumtese propozim investimet e VMRO-DPMNE-së i ka quajtur virtuale, transmeton Portalb.

“Më 1 shkurt të vitit 2014 Nikolla Gruevski kishte hedhur llopatë mbi gur-themelin e ndërmarrjes për këpurdha në afërsi të Shën Nikollës. Atëherë ai paralajmëroi 450 vende pune. Sot, gati dy vite pas, ndërmarrje për këpurdha nuk ka”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga aty thonë se mos-hapja e kësaj ndërmarrje është dëshmi për investimet virtuale të Gruevskit, për të cilat premtonte para zgjedhjeve.

““Orlandi”, “Shishegjam:, “Hajer dhe Trivju”, “Maderson”, “Montipe”, “Gazit Gloub”, “Euro Italia”, “Iskra Slloveni”, “Biroteknik Otomotiv”, “Grudhost”, … janë gjithashtu investime të premtuara. Nërkaq, investimet e vetme te Gruevskit janë parcelat në Vodno, Mercedesi prej 600 mijë eurove, syzat e diellit prej 60 mijë dollarëve, provizionet, tenderët për përmendorët që arrijnë vlerën prej 630 milion eurove…”, theksohet në mes tjerash në komunikatë./Portalb

lopata_svnikole-1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button