Site icon PORTALB

Protesta e opozitës, qëllohet me shishe drejt Kryeministrisë (Foto/Video)

Protesta e opozites shqiptare, Tirane

Është tensionuar situata gjatë protestës së opozitës. Një protestues me flamurin e PD-së në duar ka thyer kordonin policor e u ngjit në sheshpushimin e Kryeministrisë.

Duke valëvitur flamurin e PD-së ai ka sfiduar kordonin e gjatë policor vendosur para godinës së Kryeministrisë, teksa fliste një ish- i përndjekur.

NDIQ: LIVE: Protesta e opozitës në Shqipëri, mijëra qytetarë në shesh (VIDEO)

Efektivi që ka qenë aty i pranishëm e ka shoqëruar protestuesin, duke e detyruar të zbresë sërish pranë protestuesve të tjerë.

Më pas një tjetër protestues u zbrit nga policia në sheshin e protestës, pasi edhe ai arriti të ngjiste shkallët e Kryeministrisë.

Teksa dy gra janë parë të ulen në shkallët e godinës, teksa policia nuk i ka zbritur.

Ndërkaq, siç raporton kosovapress, protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe me bojë të zezë drejt kryeministrisë.

Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë djegur edhe pankartat me portretin e kryeministrit Edi Rama por grupi organizator ndërhyri për të mos patur incident.

Exit mobile version