Bejta takoi biznesmenët shqiptar dhe grek

Një grup biznesmenësh shqiptarë dhe grekë u priten nga kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe udhëheqësi i zyrës së projekteve Pajtim Saiti. 

Grupi i udhëhequr nga Aleksandër Lani, pronar i kompanisë Grandex, pasi u takuan me kryetarin Bejta, prezantuan përpara biznesmenëve vendorë kompanitë shqiptaro-greke për veprimtaritë që ato i kryejnë. 

“Qëllimi i kësaj vizite është i mirë, që biznesmenët shqiptaro-grek, t’i njoftojmë me biznesmenët e Gostivarit, që na në komunën tonë kemi shumë biznesmen të suksesshëm. Afrimi midis biznesmenëve do ju mundësoje atyre që ta zhvillojnë biznesin e tyre”, tha Bejta. 

Aleksandër Lani udhëheqës i grupit tha se çdo takim që bëhet jep zhvillim.

“Çdo vend pune që mund të krijohet, krijon edhe mundësi të reja. Çdo komunikim është bazë e zhvillimit. Në përbërje të delegacionit ka kompani greke dhe të gjitha kompanitë janë me seli në Athinë. Por ka edhe kompani që pavarësisht se funksionojnë në Greqi, por udhëhiqen nga emigrantë shqiptar që janë larguar viteve të 90-ta nga Shqipëria dhe sot punojnë me sukses në Greqi”, tha biznesmeni Lani.

Në fund biznesmenët nga Gostivari dhe ata nga Greqia, kokë me kokë bashkëbiseduan për mundësitë për bashkëpunim mes vete.

Lajme të ngjashme

Back to top button