Site icon PORTALB

Reali dhe Barcelona sytë kah mbrojtësi i Interit

Jeison Murillo dhe Miranda

Jeison Murillo dhe Miranda

Paraqitjet e shkëlqyeshme të Jeison Murillo me Interin në Serie A, ka bërë që interesimi i klubeve për kolumbianin të rritet.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Gazzetta dello Sport, Real Madrid dhe Barcelona kanë shfaqur interesim për 23 vjeçarin.

Murillo, i cili kushton mbi 30 milion euro, gjatë verës që e lamë pas u transferua në Inter nga Granada. Ai në La Liga ka luajtur edhe për skuadrën e Cadizit dhe Las Palmas.

Exit mobile version