Site icon PORTALB

Ja se si banda shqiptare po fitojnë miliona Euro nga trafikimi i refugjatëve

Refugjatët

Emigrantët paguajnë mbi 10 mijë paund për të hyrë në territorin e Britanisë së Madhe. Ata kalohen klandestinë duket përdorur barka me shpejtësi të lartë, jahte dhe avionë të lehtë thonë hetuesit francezë.

Gazeta britanike “The Sunday Telegraph“, e cila ka investiguar mbi këtë çështje, raporton se, hetuesit besojnë se bandat shqiptare kontrollojnë “industrinë” e trafikimit të refugjatëve, nga e cila nxjerrin miliona paund të ardhura. Bandat shqiptare sipas policisë franceze në Calais, përdorin rrugë të ndryshme për të dërguar klandestinë në Angli, edhe pse kjo e fundit ka rritur masat e sigurisë në porte dhe tunelin nënujor që e lidh me Francën.

Bashkë me rritjen e sigurisë, kriminelët kanë rritur dhe çmimin. Ata kërkojnë 10­-fishin e parave që merrnin më parë pasi tashmë është bërë shumë e vështirë për të kaluar në vendin ishullor përmes kamionëve apo trageteve. Një plazh i izoluar afër Deal në Kent është identifikuar si pika ku zbresin shumica e emigrantëve pas arrestimit të drejtuesit të një barke të shpejtësisë së lartë si dhe të një numri shenjash misterioze të raportuar nga peshkatarët vendas.

Exit mobile version