Site icon PORTALB

Serbia dhe Kroacia “humbin” nga një qytet, në Kosovë rritje më të madhe të popullsisë

Sipas të dhënave statistikore vitin e kaluar Serbia ka “humbur” një qytet të madhësisë së Mitrovicës së Sremit, ndërsa Kroacia një qytet të madhësisë së Gjakovo-s (Đakovo), duke pasur parasysh se rritje negative të popullsisë nga të gjitha vendet e rajonit, tregon analiza e Anadolu Agency (AA).

Serbia gjatë vitit të kaluar ka humbur 34.786 banorë, ndërsa Kroacia 19.501. Në Serbi vitin e kaluar kanë lindur 66.461 fëmijë, ndërkohë që njëkohësisht kanë vdekur 101.247 persona. Numri i të lindurve në Kroaci ishte 39.839 që është më pak nga numri i të vdekurve që ishte 50.839.

Rritje negative të popullsisë kishte edhe Bosnje e Hercegovina, e cila vitin e kaluar humbi 5.712 persona. Në BeH gjatë vitit të kaluar janë lindur 30.268 fëmijë, ndërkohë që kanë vdekur 35.980 persona.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), në këtë vend nga 1 janari 2010 deri në 1 janar 2015 popullsia e vendit është zvogëluar me rreth 26 mijë banorë, ekuivalente kjo me një normë rënie prej 0,2 % në vit. Sipas INSTAT ndryshimet në popullsi vijnë si rezultat i dy komponentëve: shtesës natyrore të popullsisë dhe migracionit.

Në krahasim me Serbinë, Kroacinë dhe BeH, ku është evidentuar rritja negative e popullsisë në vendet e tjera të rajonit – Slloveni, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Kosovë ishte pozitiv.

Njëkohësisht sipas të dhënave statistikore, Kosova ka rritje më të madhe të popullsisë, me bilanc pozitiv prej 23.933 në favor të lindurve. Vitin e kaluar në Kosovë kanë lindur 32.087 fëmijë, ndërkohë që kanë vdekur 8.165 persona.

Shtimi natyror në Maqedoni në vitin e kaluar është gjithashtu në plus. Bilanci në favor të lindurve është 4.049. Pra, numri i të lindurve ishte 23.767 në krahasim me 19.718 të vdekur.

Rritje simbolike e popullsisë u shënua në Slloveni, ku bilanci në favor të lindurve është 2.279.

Të dhënat statistikore tregojnë se megjithatë kjo është rënie prej 2,3 për qind në krahasim me një vit më parë, në 2013. Vitin e kaluar në Slloveni kanë lindur 21.165 fëmijë ndërkohë që kanë vdekur 18.866 persona.

Mali i Zi, ndonëse është në plus, ka gjithashtu një rritje simbolike të popullsisë. Bilanci në favor të lindurve në Malin e Zi është 1.515. Pra, në këtë vend vitin e kaluar kanë lindur 7.529 fëmijë, ndërkohe që kanë vdekur 6.014 persona.

Exit mobile version