Site icon PORTALB

Ja çfarë sms-je iu ka dërguar Basha demokratëve për protestën

Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka dërguar të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike një mesazh për të protestuar nesër, më 8 dhjetor.

“Ti që je pa punë. Ti që nuk siguron dot bukën e fëmijëve. Ti që nuk kuroshesh dot në spital, që terrorizohesh për kuponin, dritat dhe ujin. Ti që nuk shet dot prodhimet e tua. Ti që e mbyll qepenin. Ti që vidhedh e poshtërohesh. Ti që mbitaksohesh, është koha të protestosh bashkë me ne”, shkruan Basha.

“Më 8 Dhjetor, ora 11.00 në Sheshin Skëndërbej, për ti treguar kësaj bande hajdutësh se durimi ynë ka marrë fund. Duam një rrugë të re për Shqipërinë. Lulzim Basha”, mbyllet mesazhi.

Exit mobile version