Site icon PORTALB

Samuel Eto’o në kërkim të sezonit më të mirë në karrierë

Samuel Eto

Samuel Eto

Futbollisti i njohur nga Kameruni Samuel Eto’o, i cili mban fanellën e Antalyaspor të Turqisë, në 14 xhirot e para të Spor Toto Super ligës turke ka shënuar 12 gola dhe tre asiste, ku ka barazuar rekordin personal të karrierës së spikatur kur luante për klubin katalonas të Barcelonës, raporton Anadolu Agency (AA).

Golashënuesi Eto’o edhe në këtë moshë tregon se ende ka çka të dëshmojë në opinionin futbollistik, ndërsa kontributi i tij në këtë sezon është kontributi i dytë më i mirë në karrierë. Më i mirë ka qenë vetëm në sezonin 2008/2009 kur në fanellën e Barcelonës ishte “mankth” për të gjithë mbrojtësit e kundërshtarëve.

Real Madrid, Mallorca, Barcelona, Inter, Anzhi Makhachkala, Cheslea, Everton dhe Sampdoria janë klubet në të cilat ka luajtur Eto’o në karrierën e tij të pasur, ndërsa famën botërore e arriti si futbollist i Barcelonës. Megjithatë, Eto’o porositi se do të shfrytëzojë përvojën dhe do të përmbys rekordet personale në Antalyaspor.

 

Exit mobile version