Site icon PORTALB

Ahmeti e vlerësoi si pozitiv raportin e KE-së

Ahmeti-Orav

Ahmeti-Orav

Kryetari  i BDI-së Ali Ahmeti e ka cilësuar pozitiv raportin e progresit të Komisionit Europian, duke theksuar se “ajo çfarë është më e rëndësishme, është fakti që Maqedonia gjendet ende në axhendën e BE-së për fillimin e bisedimeve”.

“Ky progres-raport është i mirëpritur me ç’ka tregohet se BE-ja, Brukseli akoma e ka në agjendë dhe përkujdesje vendin tonë. Ndihmën e mëtutjeshme dhe motivimin për të gjitha kategoritë politike me çka të gjithë motivohemi që ne të bëjmë përparim”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ahmeti pas takimit euroambasadorin Aivo Orav theksoi se Maqedonia duhet të bëjë hapa më seriozë drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, sepse ‘Status Quo’-ja nuk e ndihmon vendin t’i afrohet BE-së.

 “Status Quo-ja nuk e ndihmon zhvillimin e vendit drejt strukturave të Evropës, por duhet një qasje shumë më serioze dhe më e guximshme që të zgjidhet pengesa e vetme. Zgjidhja e çështjes së emrit apo arritja e një kompromisi për t’i tejkaluar të gjitha vështirësitë. Duhet të krijohet një klimë shumë më e mirë në vend, t`iu shpjegohet qytetarëve se arritja e kompromisit nuk është në dëm të vendit por është në dobi të tij”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Exit mobile version