Site icon PORTALB

Zidan i jep mbështetje Benzemas

Zidane dhe Benzema

Zidane dhe Benzema

Ditë më parë u raportua se Federata e Futbollit të Francës, do ta suspendojë sulmuesin Karim Benzema nga ekipi, pas përfshirjes së tij në shantazhin ndaj Mathieu Valbuenas, në lidhje me një xhirim seksual.

Megjithatë, Benzema insiston se është i pafajshëm, derisa edhe Zidane e ka dal në ndihmë sulmuesit të Realit.

“Për të mirën e Francës dhe për të mirën e Karim Benzemas, shpresojmë se ata nuk do ta lënë atë jashtë ekipit. Ne do të shohim se çfarë do të vendos të enjten Federata Franceze e Futbollit. Karim Benzema është shumë i rëndësishëm për Francën. Unë shpresoj se çështjet personale të zgjidhen”, ka deklaruar Zidane.

Exit mobile version