Site icon PORTALB

Dramë ne aeroplanin e linjës Frankfurt- Beograd, një jordanez tentoi ta rrëmbejë aeroplanin

foto-ilustrim

Një jordanez me pasaportë amerikane ka terrorizuar udhëtarët e aeroplanit të linjës Frankfurt-Beograd. Siç njofton Dnevni Avaz,pasi aeroplani ka arritur mbi qiellin e Austrisë, pasagjeri jordonez me pasaportë amerikane është ngritur duke bërtitur se do ta hapë derën e aeroplanit.

Po ashtu bëhet e ditur se ai ka tentuar të hyjë edhe ne kabinën e pilotëve,por shpejt është neutralizuar nga pasagjerët tjerë.

Bëhet e ditur se me të aterruar në Beograd, ai u është dorëzuar policisë serbe e cila po e merr në pyetje, raporton avaz.

Exit mobile version