Site icon PORTALB

​Tetë adoleshentë digjen brenda një shtëpie në Siberi

​Tetë adoleshentë digjen brenda një shtëpie në Siberi

Tetë adoleshentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e në zjarri në një shtëpi në Siberinë perëndimore, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa menjëherë pas incidentit Këshilli Hetues Rus ka nisur një proces hetimi në lidhje me vdekjen e tetë adoleshentëve.

Sipas raporteve të hershme zjarri kishte lënë pesë të vdekur, por edhe tre trupa të tjerë u gjetën pasi u hoqën rrënojat nga vendi i ngjarjes.

“Sipas hetuesisë, në mbrëmjen e 5 dhjetorit, në një shtëpi ku adoleshentët po festonin ditëlindjen e njërit nga shokët e tyre, një zjarr filloi aty. Fëmijët e kishin të pamundur të dilnin nga shtëpia për të shpëtuar dhe kjo çoi në vdekjen e tyre”, ka thënë Këshilli Hetues në një deklaratë.

Shkaktar preliminar i vdekjes së tetë adoleshentëve është raportuar të jetë helmimi me monoksid karboni.

Exit mobile version