Site icon PORTALB

“Lakuriqët” e ndalën Barcelonën

Messi nuk arriti të shënojë ndaj Valencias

Valencia, e cila njihet me nofkën “Lakuriqët”, në këtë takim nuk e ka lejuar edhe aq shumë Barcelonën të krijojë raste të mira shënimi, por me sukses kishte arritur që ta ndalte deri në minutën e 59’ kur mbrojtjen e “Lakuriqëve” e thyen Luis Suarez, i cili shënon pas një asistimi nga Leo Messi, shkruan Koha.net.

“Lakuriqët” vazhduan të luftojnë për një rezultat pozitiv në këtë takim, dhe këtë e arritën në minutën e 86’ duke barazuar shifrat përmes Santi Minas, i cili shënoi pas asistimit nga Paco.

Barcelona pas këtij barazimi vazhdon të jetë lider në La Liga me 34 pikë, dy më tepër se Atletiko Madridi që sot mposhti Granadan me rezultat prej 0 me 2.

Exit mobile version