Site icon PORTALB

USHT, Konferencë ndërkombëtare për ekonomi, punime shkencore për problemet ekonomike

Foto nga ngjarja, e siguruar nga RTVM2

Në Konferencën ndërkombëtare me temë “Faktorët  e mjedisit, sfidat e zhvillimit ekonomik”, më shumë se 100 studiues të ndryshëm të vendit dhe ndërkombëtarë nga fushat e ndryshme të ekonomisë sot dhe nesër do të prezantojnë punimet e tyre shkencore për problemet e ndryshme që ka ekonomia e vendit dhe ajo globale në përgjithësi, njofton RTVM2.

Rektori i UShT-së, Vullnet Ameti, u shpreh se në rajonin tonë dhe më gjerë dekada e fundit ka vënë në dukje shumë sfida dhe probleme ekonomike, me përmasa globale.

Më fjalë rasti kësaj konferencë ju drejtua edhe ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili theksoi se RM ka miratuar një strategji për avancimin e efikasitetit energjetik në vend.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në bashkëpunim me faktorët relevant dhe sigurisht në konsultim të vazhdueshëm me biznesin, propozon masa dhe ide që do të ndihmonin bizneset të frymojnë më lirshëm dhe të avancohen”- u shpreh kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore, Nebi Hoxha.

Njëherit në këtë konferencë të tretë ndërkombëtare u përurua edhe revista e parë “Vizioni ekonomik”, e cila përmban në vete të gjitha punimet shkencore ndërkombëtare, referencat që janë trajtuar  në konferencën e parë dhe të dytë po në këtë universitet.

Exit mobile version