Site icon PORTALB

Debati në kuvend për KE, kush është më i aftë për manipulim të zgjedhjeve?

Kuvendi

Kuvendi

Raporti vjetor i Komisionit Evropian, ishte një tjetër rast për debate të ashpra  politike në sallën e kuvendit. Raporti i OSBE-së përmban vërejtje serioze për zgjedhjet, ku theksohet në veçanti frikësimi i votuesve dhe presioni mbi administratën shtetërore, tha Goran Sugareski nga LSDM-ja. Me këtë raport doli se opozita ka të drejtë dhe bën përpjekje që të zbatohet marrëveshja e Përzhinës, me të cilën demokracia, sipas tij,  do të kthehet në vend, njofton TV21.

„Raporti i këtij viti për zgjedhjet është edhe më i keq se ai i mëparshmi, kur u krijua  një iluzion që situata është normale, dhe se  VMRO-DPMNE fitoi  zgjedhjet në mënyrë të ndershëm dhe të drejtë.  Prandaj marrëveshja e Przhinës sjell zgjedhje të reja. Shihni deklaratat e Kryeministrit, kur ai filloi të tallet me kërkesat e opozitës për zgjedhjet dhe për një qeveri të re, por doli se ai nuk pati të drejtë“, tha Sugareski.

Pas debatit të Sugarevskit, në këtë polemikë u bashkangjit Mileva Georgieva, e cila tha se manipulimet zgjedhore ishin zbuluar falë publikimit të ashtuquajturave “bombat” e opozitës.

„Këto komunikime përfshijnë diskutime në lidhje me manipulimin e listave zgjedhore, për kërcënimet ndaj nëpunësve shtetërorë, për blerjen e votave dhe për parandalimin e  qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shtoi Georgieva.

Nada Çipusheva nga VMRO-DPMNE-ja,  hodhi poshtë akuzat e bëra nga deputetët e opozitës dhe tha se vetë partia LSDM ka manipuluar zgjedhjet me anë të  blerjes së votave, duke treguar shembullin e zgjedhjeve të vitit 2005.

„Në vendbanimin e quajtur mëhall Shain të Radovishit, ku jetojnë qytetarë me përkatësi etnike turke, u kapën dy aktivistë të LSDM-së të cilët ndanin të holla që qytetarët të dalin dhe të votojnë për partinë e tyre”, tha Çipusheva.

Deputetët që tre ditë me radhë janë duke debatuar  mbi raportin e Komisionit Evropian. Foltorja e kuvendit është përdorur për truqe politike, ku polemikat e tyre zhvillohen   edhe para  Komitetit për Çështje Evropiane.

Exit mobile version